UEFA zhvendos finalen e Champions League, Porto gati të hapë dyert

“Estadio do Dragao” është stadiumi që do të mirëpresë finalen e Ligës së Kampionëve për sezonin 2020-2021. UEFA ka vendosur që dueli mes Manchester City dhe Chelsea të mos luhet në stadiumin “Atatürk” në Stamboll, kjo për shkak se Turqia është një zonë e kuqe sa i përket përhapjes së pandemisë COVID-19. Opsioni që sfida të zhvillohej në Turqi humbi pozitat direkt pas mësimit të çiftit finalist të Champions League.

Fillimisht ishte parashikuar stadiumi kombëtar anglez “Wembley” për të mirëpritur sfidën më të rëndësishme për klube në Europë, por duket se Federata Angleze nuk është bindur nga UEFA, pasi në të njëjtën datë, pra 29 maj në këtë impiant luhet finalja e turneut vendor, Carabao Cup.

Në këtë mënyrë, hipoteza Portugali ka fituar balotazhin në dyert e organit më të lartë të futbollit Europian, duke garantuar vend për të paktën 12 mijë tifozë në impiant. Kjo do të jetë hera e dytë radhazi që Portugalia pret ndeshjet vendimtare të turneut të UEFA Champions League.

Klan News