“Mos hajdeni në Europë! Mos u besoni trafikantëve! Mos rrezikoni as jetën dhe as paratë tuaja! Nuk vlen aspak. Greqia apo ndonjë vend tjetër europian nuk do të jenë më vende tranzit”.

“Fjalët e tij do të kenë ndikim tek afganët, të dytët në Greqi, pas sirianëve, të cilëve nuk u kanosen rreziqe të mëdha, sa për të braktisur vendin”.

Kryeministri Aleksis Cipras tha se Greqia do të vazhdojë të bëjë gjithçka për të garantuar që asnjë emigrant apo refugjat të mbetet i pashpresë por nuk mund ta mbajë vetë të gjithë barrën.

Pas Greqisë, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk vizitoi Turqinë ku u takua me Kryeministrin Ahmet Davutollu. Në fjalën e tij Tusk tha se nevojitet një bashkëpunim më i ngushtë mes vendeve anëtare por dhe partnerëve kyç si Turqia.

Takimi me Kryeministrin Davutollu u zhvillua në kuadër të përgatitjes për Samitin e 7 marsit mes Bashkimit Europian dhe Turqisë për parandalimin e krizës së emigrantëve.

Sakaq janë shtuar tensionet mes Francës dhe Britanisë së Madhe. Ministri francez i Ekonomisë, Emanuel Macron kërcënoi Londrën duke thënë se do të lejoje emigrantët e grumbulluar në kampin e Kalesë, i njohur si “Xhungla” të udhëtojnë lirisht drejt Britanisë së Madhe nëse votuesit britanikë zgjedhin daljen nga Bashkimi Europian.

Tv Klan