Tusk viziton Tiranën të martën

Tusk viziton Tiranën të martën

12:11 16/09/2019

Takim me Kryeministrin Rama për negociatat

Presidenti në largim i Këshillit Europian viziton të martën Tiranën. Zyrtari i lartë europian do të qëndrojë për disa orë në kryeqytetin shqiptar ku do të ketë një takim me Kryeministrin Edi Rama dhe krerët më të lartë të shtetit.

Vizita e Tusk në Tiranë vjen një muaj nga vendimi i Këshillit Evropian për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Pas Shqipërisë do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, ku do të pritet nga përfaqësuesit më të lartë të vendit.

Vendimi për hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë merret nga krerët e 28 vendeve që mblidhen më 18 Tetor në Bruksel.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT