Ndërsa atmosfera e festave të fundvitit ka trokitur, më shumë nga të gjithë që i gëzohen Krishtlindjeve dhe natës së ndërrimit të viteve janë fëmijët.

E pikërisht për fëmijët, Televizioni Klan në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Kombëtare për Fëmijë ka realizuar një këngë, me një mesazh shumë të qartë.

 eja me mua 3   

Eja me mua

” është kënga me kompozitor Adrian Hilën dhe tekst-shkruese Rovena Rozhanin. Klipi është realizuar nga regjisorja Edlira Baholli.

Monika Lubonja, Drejtoresha e Teatrit të Kukullave ka treguar në emisionin “Rudina” në Televizioni Klan për gjithë mënyrën se si u realizua kjo këngë.

eja me mua 5

E kam pasur dëshirë që të bëjmë diçka për fëmijët, pasi ne kujtohemi vetëm për festat. Duhet të flasim më shumë për ta. Kështu kontaktova me Televizionin Klan dhe ai na hapi dyert. Falendëroj drejtuesit

”, deklaroi Monika Lubonja.

Kjo këngë bën bashkë të gjithë fëmijët, edhe atë që janë të sëmurë apo që kanë nevojë për ndihmë.

eja me mua 4

Të gjithë fëmijët kanë të drejtën të gëzojnë dhe të festojnë së bashku. Videoklipi është realizuar nga Klani do të jetë bekimi i 2017 për të gjithë ne. Në të janë zërat më të mirë. Duke iu dhënë fëmijëve sa më shumë jetë artistike, ne i largojmë nga shumë gjëra

”, deklaroi Drejtoresha e Teatrit të Kukullave.

eja me mua 6

Teksti i këngës “Eja me mua”

Është një vend në botën time, mund të bësh atë që do.

Në një ditë si kjo dhe ti mund të ëndërrosh.

Sot e dua zemrën tënde ta dëgjoj si rreh tek unë.

Dua dorën të më japësh të mos ndihem vetëm kurrë.

Refreni:

(Eja me mua 2x) Dhe dëshirat tona nëpër degë pemësh t’i zbulojmë.

(Eja me mua x2) në çdo dritë që ndizet ne edhe më shumë do të besojmë.

Sot unë dua të të them je një yll ashtu si unë, mund te fluturosh dhe ti, lart në qiellin e pafund.

Të shëtisim bashkë në kohë, në një slitë dhurata plot e të falim buzëqeshje unë e ti në këtë botë.

Refreni:

(Eja me mua x2) Dhe dëshirat tona nëpër degë pemësh t’i zbulojmë.

(Eja me mua x2) Në çdo dritë që ndizet, ne edhe më shumë do të besojmë.

Në një ditë si kjo, më duaj ti më fort.

Në një përqafim, në një fjalë që më ngroh.

Sa gëzim më jep në shpirt në një strehë të jetojmë. Dashuria i jep ngjyra botës sonë.

 

Refreni:

Eja me mua x2 Dhe dëshirat tona nëpër degë pemësh t’i zbulojmë.

Eja me mua x2 Në çdo dritë që ndizet edhe më shumë do të besojmë./TV KLAN