Shkëlzen Hasanpapaj, 19-vjeçar i dyshuar si autor i atentatit të 6 qershorit te vitit 2016 ndaj Florenc Çapjes dhe mikut te tij Bledar Muça, i cili mbeti i plagosur se bashku me një punonjëse policie që gjendej rastësisht në vendngjarje, rezulton të ketë dalë nga Shqipëria 25 ditë pas ngjarjes.

Të dhënat e sistemit TIMS, tëe siguruara nga Tv Klan, tregojnë se është larguar nga aeroporti i Rinasit me 1 korrik.  Ai ka fluturuar drejt Bergamos dhe është regjistruar në sistemin TIMS, në dalje në orën 16:09 minuta.

Hyrje-daljet e tij kanë qenë të shpeshta edhe ndërmjet dy atentateve ndaj fisit Çapja, atij të 3 shkurtit me 3 viktima e 8 të plagosur.

TIMS tregon se Hasanpapaj ka hyrë në territorin e Shqipërisë afërsisht dy javë para atentatit, me 20 maj. Edhe në këtë rast ai ka udhëtuar me avion, nga Venecia. Edhe para masakrës se 3 shkurtit ai ka qene jashtë Shqipërisë. Ka hyre me 26 janar, 8 ditë para atentatit.

Ai kishte udhëtuar nga Brukseli me një linjë direkte drejt Tiranës. 16 dite pas atentatit, me 19 shkurt, ka dale serish nga Rinasi për t’u kthyer një ditë më pas. Në një rast ai ka përdorur portin e Durrësit për të hyrë në Shqipëri.

Të gjitha këto hyrje-dalje, janë regjistruar nga policia e cila ka analizuar lëvizjet, ndërsa ka hedhur dyshime se lëvizjet kanë të bëjnë pikërisht me dy atentatet e ndodhura ndaj Çapjeve në Elbasan.

Shkëlzen Hasanpapaj, u arrestua nga policia holandeze bazuar në urdhër-arrestin ndërkombëtar të Policisë Shqiptare, për akuzën e vrasjes me paramendim në rrethana cilësuese. Hetuesit dyshojnë se ai ka qene pjesëmarrës edhe në masakrën e 3 shkurtit./ TV KLAN