Sot në orën 14:30 sinjali i Tv Klan ka mbuluar dhe një zonë me afërshit 200 mijë banorë. Kështu ka filluar të zbatohet projekti i mbulimit me sinjal të gjithë Shqipërisë.

Vendosja e transmetuesit 150 Wat në kodrën e Petreqit bën të mundur mbulimin e Tv Klan në të gjithë qytetin e Elbasanit, Cërrikut, Belshit dhe gjithë fshatrave deri në Kosovë. Kështu popullsia e kësaj zone përveç Televizionit Shtetëror dhe dy kanaleve Dardania dhe ETV, do të shohë dhe të vetmin kanal shqiptar me shtrirje drejt kombëtares.

Pas këtij hapi të zgjerimit të Tv Klan në zonën e Elbasanit , brenda këtyre ditëve do të realizohet me mbulim të sinjalit dhe zona Krujë, Fushë Krujë, Mamurras, Laç, Milot, Lezhë si dhe zona Zvërnec, Vlorë. Brenda një periudhe të shkurtër Tv Klan do të jetë i pari televizion privat kombëtar./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori