Shërbimi i abonimit në Twitter mund të kushtojë më pak se tre Dollarë.

Rrjeti social Twitter do të punojë për një shërbim të ri abonimi që mund të nisë së shpejti me një çmim prej 2,99 dollarësh në muaj. Plani i abonimit i quajtur “Twitter Blue” pritet të lejojë abonentët të përfitojnë nga një numër opsionesh më shumë, përfshirë funksionin ”Cancel tweet” që aktualisht mungon në platformë.

Do të ketë gjithashtu një seksion “Koleksione” që do të lejojë përdoruesit të ruajnë dhe organizojnë materialet e tyre të preferuara për të lehtësuar më pas edhe kërkimin e tyre më vonë.

Twitter po punon gjithashtu për një model të nivelit të çmimit të pajtimit, me mundësi që kushtojnë më shumë, por ofrojnë më shumë opsione. Një datë e nisjes së këtyre shërbimeve nuk është bërë ende me dije, ndërkohë që në muajin mars rrjeti social mbushi 15 vite.

Klan News