Miliarderi Elon Musk është nën hetim federal nga autoritetet amerikane për marrëveshjen për blerjen prej 44 miliardë Dollarësh të Twtter.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania Twitter, ku njofton se Musk po hetohet për sjelljen e tij në këtë marrëveshje.

Megjithatë në dosje nuk specifikohet saktë fokusi i hetimeve që po kryhen nga autoritetet federale amerikane.

Në muajin Korrik Twitter paditi Elon Musk për ta detyruar atë që të mbyllte marrëveshjen për blerjen e rrjetit social. Por avokatët e Musk pretenduan një “privilegj hetimor” ku refuzonin të dorëzonin dokumentet që kërkoheshin.

Ndërsa në fund të muajit Shtator, përsëri avokatët e Elon Musk arritën të siguronin të ashtuquajturin “regjistër privilegjesh”, ku evidentoheshin dokumentet që duheshin mbajtur.

Por Alex Spiro, avokati i Elon Musk, tha për Reuters se “janë drejtuesit e Twitter ata që janë nën hetim federal”.

Twitter nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e avokatit të Musk.  /tvklan.al