Kompania e medias sociale njoftoi se ka vendosur një opsion që mund të zbulojë nëse një postim në Twitter ka përmbajtje ofenduese, e të nxisë përdoruesin që kërkon ta postojë të sigurohet se vërtet po kërkon ta dërgojë mesazhin.

Njerëzit mblidhen në Twitter për të folur për atë që po ndodh dhe ndonjëherë bisedat për gjërat që na interesojnë mund të bëhen pasionante dhe ata thonë gjëra për të cilat mund të pendohen më vonë“, tha kompania në një postim në blog. “Kjo është arsyeja pse në vitin 2020, ne testuam këtë mekanizëm që inkurajon njerëzit të ndalen e të rishikojnë një përgjigje potencialisht të dëmshme ose fyese, përpara se ta dërgojnë“.

Twitter-i nuk specifikoi se çfarë do të konsiderohej një postim “potencialisht i dëmshëm apo fyes”. Kompania aktualisht përdor një mekanizëm të ngjashëm i cili pyet përdoruesit nëse e ka lexuar një artikull përpara se ta shpërndajë atë. Kompania tha se gjatë testimit, 34% e përdoruesve, kur iu kërkua ta redaktonin twittin ofendues, nuk e dërguan fare./VOA