Twitter i ka bërë të ditur stafit të tij që nëse ata dëshirojnë, mund të punojnë “përgjithmonë” nga shtëpia.

Vendimi erdhi menjëherë pasi gjigandi i mediave sociale, u shpreh se puna nga shtëpia gjatë izolimit kishin qenë një sukses.

 “Muajt e kaluar, punonjësit tanë kanë treguar se mund të punojnë nga shtëpia. Kështu që nëse munden dhe duan të punojnë nga shtëpia, ata mund të vazhdojnë ta bëjnë këtë përgjithmonë sepse ne do lejojmë që kjo gjë të ndodhë”, njofton Twitter.

Por ata individë që nuk duan të punojnë nga shtëpia, por duan të rikthehen në zyrë pas pandemisë, kompania shprehet se do t’i mirëpresë, por me disa masa shtesë si rrjedhojë e pandemisë.

Kompania me qendër në San Francisko punëson më shumë se 4,000 njerëz në zyrat e saj globale.

Ajo i ka lejuar punonjësit të punojnë nga shtëpia që nga muaji Mars dhe nuk pret që të rihapin zyrat e saj përpara muajit Shtator.

Sree Sreenivasan, një Profesor i Inovacionit Dixhital, në Shkollën e Gazetarisë u shpreh qe ky ishte një lajm që përcakton epokën./tvklan.al