Pas Google dhe Facebook, tashmë dhë Twitter heq dorë nga reklamat politike. Ndonëse ishte përfolur prej disa javës, dita e sotme do të jetë dita e fundit, ku çdo perdorues i rrjetit social do të përballet me të tilla reklama.

Drejtori i përgjithshëm i Twitter, Jack Dorsey u shpreh se rrjetet sociale në radhë të parë duhet të kenë një sistem më të fortë, pasi qëllimi i tyre është të bashkojë e jo të ndajë njerëzit. Nga ana tjetër politikanët duhet të fitojnë besimin e popullit dhe jo ta blejnë atë.

Ky vendim i rrjetit social është konsideruar nga Shtëpia e Bardhë si një përpjekje e të majtëve për të mos lënë Presidentin amerikan Trump që të shprehet. Ndërkohë, për të parë nëse ky rregull i ri do të funksionojë, do të jenë zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, me dy kandidatë shumë social si Boris Johnson dhe Jeremi Corbyn.

Klan Plus