Twitter përdor “gabimisht” email-et e përdoruesve

Twitter përdor “gabimisht” email-et e përdoruesve

14:29 09/10/2019

Twitter ka kërkuar falje që përdori “padashje” adresat e postës elektronike dhe numrat e telefonit të përdoruesve të këtij rrjeti social për realizimin e reklamave. Në deklaratë nuk thuhet me saktësi se sa përdorues janë prekur, por BBC shprehet se një veprim i tillë prek përdoruesit globalisht.

Kompania gjithashtu nuk po kontakton në mënyrë të drejtpërdrejtë me klientët për  t’i informuar ata për shkeljen. Kjo çështje është kuptuar më 17 Shtator, por Twitter, i cili e ka selinë e tij europiane në Dublin, nuk ka konfirmuar nëse e ka njoftuar ose jo komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave. Sipas “Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të dhënave të Evropës”, përdoruesit duhet të informohen nëse të dhënat e tyre përdoren për qëllime të caktuara.

Në muajin Mars, Facebook u kritikua shumë për përdorimin e numrave dhe adresave të postës elektronike për të fuqizuar platformën e tij të reklamave. Por, në dallim nga Twitter, Facebook nuk kërkoi falje dhe nuk e konsideroi veprimin një gabim./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT