Një zjarr ka rënë në bodrumet e Ministrisë së Brendshme mbrëmjen e së premtes. Dëshmitarët kanë parë tym që dilte nga bodrumi i Ministrisë.

Në vendngjarje shkuan me urgjencë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit. Shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Mësohet se nga zjarri janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Informacioni paraprak i Policisë së Tiranës:

Rreth orës 20:45 në bodrumin e godinës së Ministrisë së Brendshme, Shërbimet e Sigurisë konstatuan tym. Shërbimet ndërhynë menjëherë duke shkëputur energjinë elektrike.

Rezulton se është dëmtuar vetëm një stabilizator i energjisë elektrike. Ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet. Informojmë gjithashtu se të gjitha sistemet janë funksionale dhe pa asnjë problem apo dëmtim, gjithçka funksionon normalisht. /

tvklan.al