Tymuese kundër kreut të Gjykatës Speciale në Kosovë


Tymuese kundër kreut të Gjykatës Speciale në Kosovë

19:59 29/11/2023

Arrestohet kreu i PSD-së dhe 5 aktivistët

Kreu i PSD-së Dardan Molliqaj dhe 5 aktivistë të tjerë të kësaj partie janë arrestuar nga policia e Kosovës pas protestave të tyre kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova.

Protesta eskaloi pasi protestuesit kanë hedhur mjete shpërthyese me tym të zi në drejtim të objektit ku ndodhej Trëndafilova.

Policia intervenoi dhe përdori sprej për të arrestuar aktivistët dhe për të shpërndarë turmën.

Para arrestimit Nol Nushi, tha se brenda objektit është një kryetare e një gjykate që pretendon se është e Kosovës.

Nol Nushi, anëtar i PSD-së: Kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për Gjykatën e padrejtë Speciale. Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste, e padrejtë dhe segreguese. Rezistenca vazhdon. Z. Trendafilova nuk është e mirëseardhur. Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë. Kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët tonë.

Partia Socialdemokrate ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gjashtë aktivistëve të saj.

Vizita e Trendafilovës në Kosovë vjen pak ditë pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar vendosi t’ua pezullojë vizitat dhe komunikimet ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimi, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë si të akuzuar për krime lufte. Ajo ka zhvilluar një takim me shoqërinë civile.

Tv Klan









Të ngjashme