Tymueset e hedhura gjatë seancës plenare të ditës së sotme kanë bërë që efektivë të Policisë të Tiranës dhe hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit të futen brenda Parlamentit.
Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se Policia e Tiranës pritet të nisë procedurat për verifikimin në lidhje me incidentet e shkaktuara brenda sallës plenare të Kuvendit nga deputetët e opozitës.
Sipas të njëjtave burime, verifikim do të ketë për hedhjen e tymueseve dhe aktet e dhunës në sallë. Ende nuk janë percaktuar akuzat konkrete që do të ngrihen, apo emrat e deputetëve që do të jenë në verifikim.
Kujtojmë se ka qenë deputeti Ervin Salianji, i cili ka hedhur 2 tymuese nga foltorja e Parlamentit.
Seanca plenare e ditës së sotme zgjati vetëm 25 minuta për shkak të kaosit dhe tensioneve./tvklan.al