Fiton duelin me Deontay Wilder për titullin e peshave të rënda

Tyson Fury shpallet kampion i botës në peshat e rënda. Boksieri anglez dominoi duelin në ringun e Las Vegas me amerikanin Deontay Wilder, i cili mbronte titullin WBC për herë të 11. Kësaj here nuk ishte mbrëmja me fat për Wilder, duke i dhënë fund zotërimit të tij 5-vjeçar në këtë kategori.

Vrrulli i Fury nuk u ndal për asnjë moment. Fillimisht e rrëzoi në tapet në dy raste kundërshtarin, ndërsa në raundin e shtatë ishte goditja vendimtare.

Goditjet i shkaktuan një plagë në vesh Wilder, duke i dhënë fund përballjes për noca-out teknik. Në dhjetor të 2018 sfida mes tyre kishte përfunduar në barazim.

Tv Klan