Kompania Adani Enterprises, e cila është në pronësi të njeriut të katërt më të pasur në botë, Gautam Adani, ka reaguar ndaj një raporti që e akuzonte firmën për manipulimin të aksioneve si dhe për mashtrim të fitimeve.

Grupi Adani e ka quajtur raportin e firmës së investimeve amerikane “tendencioz” dhe “keqinformues”.

Pas publikimit të këtij raporti, sipas BBC,  “Adani Group” ka humbur thuajse 11 miliardë Dollarë.

“Adani Group” është një nga kompanitë më të mëdha të Indisë e cila operon në shumë industri duke përfshirë këtu tregimtin e mallrave, aeroportet, si dhe për energjinë e rinovueshme. Ky grup udhëhiqet nga  miliarderi indian Adan, i cili është shpallur njeriu i katër më i pasur në botë nga revista Forbes.

Ndërkohë, Hidenburg, është duke pritur me shpresën se kompania do dështojë dhe se aksionet e saj do fillojnë të bien.

Në raportin e tij, Hindenburg akuzoi miliarderin Adan “se ka bërë mashtrimin më të madh në historinë e korporatës”. Kjo erdhi disa ditë përpara një shitjeje të planifikuar të aksioneve të Grupit për publikun.

Raporti vuri në pikëpyetje pronësinë e “Adani Group” mbi kompanitë në parajsat fiskale në det të hapur si Mauritius dhe Karaibe. Ai gjithashtu pretendoi se kompanitë Adan kishin “borxhe të konsiderueshëme” të cilat e vendosin grupin në pasiguri të mëdhaja ekonomike

Nga ana tjetër Adani tha se ka qenë gjithmonë “në përputhje me të gjitha ligjet”.

“Paqëndrueshmëria në tregjet indiane të aksioneve e krijuar nga raporti është një shqetësim i madh dhe ka shkaktuar ankth të padëshiruar për qytetarët indianë. Është e qartë se raporti dhe përmbajtja e tij e paargumentuar janë krijuar për të pasur një efekt të dëmshëm në vlerat e aksioneve të kompanive të Adan Group pasi Hindenburg Research, me pranimin e tyre, dëshiron të përfitojë nga rënia e aksioneve të Adani” , tha kreu i grupit të ekipit ligjor të Adanit, Jatin Jalundhëala.

Firma kryesore e grupit, Adani Enterprises, ka planifikuar të fillojë shitjen e aksioneve të premten./tvklan.al