Një muaj më parë u arratis nga Komisariati Nr.1 i Policisë së Tiranës, ndërsa sot 30-vjeçari Riljon Lala është arrestuar nga efektivët e të njëjtit komisariat.

30-vjeçari kishte mundur t’u shpëtonte nga duart policëve më datë 4 Janar 2021, duke u larguar nga ambientet e paraburgimit.

Riljon Lala po bëhej gati që të transportohej drejt Gjykatës së Tiranës ku do të dilte për masë sigurie pasi ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. Por, në rrethana ende të paqarta, Riljon Lala mundi të largohej prej këtij momenti.

Për këtë ngjarje, 7 punonjës policie të Komisariatit Nr.1 të Policisë Tiranë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. /tvklan.al