Tre persona janë arrestuar nga policia në Australi, pasi ishin arratisur nga një godinë e cila shërben për të izoluar qytetarët e huaj që futen në këtë vend.

Sipas BBC, tre të arrestuarit u arratisën gjatë natës por aventura e tyre nuk zgjati shumë, pasi brenda pak orësh ranë në prangat e policisë.

Policia në një njoftim për mediat ka deklaruar se tre të arratisurit tentuan që të kalonin gardhin rrethues për të dalë nga godina.

Por edhe pse autoritetet u alarmuan për shkak të frikës nga varianti i ri Omicron, të arrestuarit kishin rezultuar negativë nga testet e kryera.

Kjo nuk është arratisja e parë nga qendra e ngritur për të karantinuar të huajt, pasi të premten e kaluar një 27-vjeçar arriti që të kalonte gardhin dhe të largohej me makinë./tvklan.al