Pesë të rinj janë arrestuar nga Policia e Lezhës pasi qarkullonin me automjet për të shpërndarë lëndë narkotike kokainë.

Policia kishte marrë informacione për këta persona që qarkullonin me makinë në Tale për të shpërndarë kokainë.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjet një sasi kokaine. Policia arrestoi shoferin Altin Biçaku 29 vjeç dhe pasagjerët Ervistjan Gjergji 23 vjeç, Bongjov Korriku 21 vjeç, Arsid Stojani 23 vjeç dhe Fatmir Sutin 29 vjeç.

Por kur ndodheshin në Komisariatin e Lezhës për të kryer veprimet procedurale, njëri prej tyre, Fatmir Suti 29 u hodh nga dritarja dhe mbeti i dëmtuar. Ai u dërgua në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. /tvklan.al