GJKKO i komunikon masën e caktuar në mungesë

Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar i ka komunikuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ish shefit të policisë së Dhërmiut, Sokol Bode.

Ky i fundit është dënuar në mungesë me 12 vite, por që me gjykim të shkurtuar i është ulur në 8 vite.

Dënimi u caktua nga Shkalla e Parë e GJKKO në Prill të 2022 teksa Bode ishte në arrati. Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut u arrestua vetëm 2 ditë më parë në Berat.

4 ditë përpara prangosjes ai kishte mbërritur në Shqipëri nga Britania e Madhe ku dyshohet se qëndronte gjatë kohës që ishte në kërkim për përfshirje në trafik droge e grup të strukturuar kriminal.

Ai u shpall fajtor për këto vepra pasi SPAK provoi se ai ishte një nga  bashkëpunëtorët e grupit Habilaj. Sokol Bode u hetua në të njëjtën dosje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela të dënuar me nga 3.4 vite burg në prill të këtij viti.

Tv Klan