Akuzohet për vrasjen e Vajdin Lamajt e Klodjan Saliut

Indrit Taullai, një prej personave kryesor të dyshuar për vrasjen e Klodjan Saliut dhe Vajdin Lamajt në vitin 2005, është ekstraduar nga Kosova në Shqipëri. Ai u arrestua më 4 dhjetor në Prizren, pasi SPAK e akuzon për grup të strukturuar kriminal, vrasje me dashje ndaj 2 ose më shumë personave, si dhe një sërë veprash të tjera kriminale.

Taullai i dënuar si pjesë e bandës së Durrësit, tashmë do të përballet me akuza të reja. Për këto vrasje të arrestuar janë edhe Emiljano Shullazi, Viktor Ymeri, Luftar Reçi dhe Indrit Rusi. Ndërkohë në Emiratet Arabe është arrestuar Plauren Dervishaj dhe është në pritje të ekstradimit, ndërsa Lulzim Berisha është ende në kërkim ndërkombëtar.

Prokuroria e Posaçme arriti t’i zbardhë të dyja vrasjet, pas dëshmisë së Luftar Reçit, i penduar i drejtësisë.

Ai tregoi se Indrit Taullai siguroi eksplozivin që u vendos te ashensori me të cilin lëvizte Vajdin Lame më 27 shkurt të 2005, ndërsa një ditë më  vonë ishte në makinën nga u qëllua Klodjan Saloi, rivali i bandës së Durrësit.

Tv Klan