41-vjeçari i shpëtoi një atentati pak ditë më parë

Forcat speciale kanë arrestuar Edison Begajn në Vlorë. Ai u ndalua me një pistoletë me vete në një operacion të forcave special RENEA në zonën e Lungomares së këtij qyteti.

41-vjeçari u qëllua me 4 plumba dy javë më parë, në hyrje të shtëpisë së tij në prani të fëmijëve. Edison Begaj ka qenë i dënuar me 7 vite burg në 2010 për trafik droge, ndërsa ishte edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij.

Policia ka zhvilluar dje disa kontrolle të befasishme në disa ambiente me synim kapjen e personave në kërkim apo ata që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Tv Klan