SPAK arrestoi javën e kaluar prokurorin e Sarandës Sali Hasa për korrupsion. Ai akuzohet se ka marrë ryshfet për të liruar një person të akuzuar për plagosje.

Gjykata e Posaçme e la në arrest me burg prokurorin Hasa, ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ka pezulluar nga detyra.

Hetuesit sekuestruan kompjuterin në zyrën e prokurorit Hasa për të grumbulluar sa më shumë prova.

Por gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ka mësuar gjithashtu se gjatë kontrollit në banesën e tij në Sarandë, janë gjetur edhe shuma parash.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se në apartamentin e Sali Hasës janë sekuestruar 11 milionë Lekë të vjetra dhe 2 mijë Euro. Hetimet për këtë çështje vijojnë ende. /tvklan.al