38-vjeçari M. Leka që u arrestua të hënën nga policia e Lushnjës teksa tentonte të blinte vota në favor të një subjekti politik pjesëmarrës në zgjedhjet e 11 Majit do hetohet nga SPAK.
Prokuroria e Fierit i ka kaluar çështjen penale në ngarkim të tij SPAK.
38-vjeçari u kap teksa i kërkonte një qytetari në Lushnje kartat e identitetit në këmbim të një shume prej 50 mijë lekësh, me qëllim blerjen e disa votave.
Tv Klan