Kritiku i pushtetit të Presidentit të Rusisë, Alexey Navalny, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protesta. Në një video të postuar në mediat sociale, Navalny u është drejtuar qytetarëve që të protestojnë.

Sipas tij protesta të mos bëhet për burgosjen e tij, por qytetarët të ngrenë zërin për veten e tyre dhe për të ardhmen e vendit.

Mos kini frikë, dilni në rrugë. Mos dilni për mua, dilni për veten dhe të ardhmen tuaj”, është shprehur Navalny.

Kritiku i Vladimir Putin u ndalua sot në një aeroport të Moskës ditën e djeshme sapo ai zbriti nga avioni. Navalny për 30 ditët e ardhshme do të qëndrojë në burg pas vendimit të gjykatës.

Lidhur me këtë arrestim kanë reaguar dhe Bashkimi Evropian dhe vendet perëndimore dhe kanë kërkuar lirimin e Navalnyt. Ata kanë paralajmëruar dhe sanksione të tjera kundër Rusisë./tvklan.al