Gjatë ditëve të fundit të fushatës elektorale, Vlora ishte shndërruar në një “arenë” të përplasjeve politike mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta.

Por sot një ditë pas votimeve të 25 Prillit, si paraqitet rezultati i deritanishëm nga numërimi i votave.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, deri në orën 07:45 në Qarkun e Vlorës janë numëruar 165 kuti nga 445 në total. Kështu, Partia Socialiste ka marrë 57.3% të votave ose 8 mandate.

Ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike ka marrë 32.65% të votave ose e përkthyer në mandate, 4 të tilla.

Kurse LSI deri tani ka marrë 6.37% të votave që nuk kanë prodhuar asnjë mandat. Pjesëmarrja në votime në Qarkun e Vlorës është 31.32%. /tvklan.al