Kryeministri Edi Rama u shpreh këtë të shtunë se në Gjirokastër bëhet fjalë për të ndërtuar 2 aerodrome sportive dhe turistike që do të sjellin lëvizje të njerëzve. Rama tha ndër të tjera se shpreson që së shpejti të shpallet fituesi i garës ndërkombëtare për aeroportin e Vlorës.

“Që të jemi të qartë që të mos krijojmë keqkuptime nuk është fjala për të bërë një aeroport komercial si Kukësi apo si Vlora që shpresoj shumë që këto ditë të kemi fituesin e garës ndërkombëtare që u bë si legjenda e Rozafës, hapu e mbyllu, ndërtohu e prishu, pandemia, kompanitë që kërkonin shtyrje, bankat europiane që nuk jepnin kredi, etj. Këtu në Gjirokastër është fjala për dy aeroporte, dy aerodrome sportive dhe turistike që janë diçka krejt tjetër, por sidoqoftë sjellin njerëz, sjellin lëvizje”, tha Rama./tvklan.al