Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të 27-vjeçares, Manuela Merga. Ajo është bërë nënë që kur ishte 16 vjeç dhe sot ka dy vajza, 3 dhe 9 vjeç.

Personi që ajo donte kishte një diferencë të madhe më të në moshë dhe familja nuk ishte dakord pasi ishte dhe i varfër.

Por ata e donin njëri-tjetrin, prandaj ai e rrëmbeu. Filluan të jetonin së bashku dhe të krijonin edhe një familje.

Mirela Milori: Kur je njohur me bashkëshortin? Ke qenë e vogël? 16 vjeç apo jo?

Manuela Merga: Jemi afër në lagje, komshie. Prindërit e mi nuk donin që unë ta merrja atë, ngaqë ishte shumë i varfër.

Mirela Milori: Megjithatë ti vendose dhe e more?

Manuela Merga: Po!

Mirela Milori: Sa vjet më i madh se ty?

Manuela Merga:  Ai është 43, unë jam 27 vjeç.

Mirela Milori: Ka një diferencë moshe. Nuk e more parasysh atëherë?

Manuela Merga: Isha shumë e re, adoleshente, 15-16 vjeç ika!

Mirela Milori: U rrëmbyet apo me martesë normale?

Manuela Merga:  Jo u rrëmbyem!

Mirela Milori: Edhe ndërtuat jetën aty pranë familjes?

Manuela Merga:  Po!

Mirela Milori: Lind vajza e madhe? Aurora?

Manuela Merga: Po Aurora sot është 9 vjeç.

Mirela Milori: Sa vjeç ishe kur lindi Aurora?

Manuela Merga: 16 vjeç!

Mirela Milori: Shumë e re! Fëmijë për vete! Si t’u duk kur ishe fëmijë dhe linde një fëmijë?

Manuela Merga: Kur lindi goca lindi me probleme me këmbën, edhe në spital pastaj e rregulluan, tani e ka pak si të shtrembër atë nyjën, por mirë./tvklan.al