Një foshnje e vogël është gjetur nga kalimtarët e zonën në Filipine. Vajza është braktisur nga prindërit dhe është lënë në një zonë të pabanuar në ishullin Olango, Filipine mëngjesin e së martës. Ajo ishte pickuar nga insektet dhe është gjetur në një gjendje të rëndë.

Ka qenë një banor i zonën ai që e ka gjetur të voglën pa rroba dhe pa asnjë mbulesë, pranë një shkurreje teksa termometri shënonte 35 gradë celsius. Eliezer Rosalejos ishte një nga njerëzit që ndihmoi në shpëtimin e foshnjës.

Ai tha:

“Falënderoj Zotin që foshnja ishte ende gjallë dhe e kemi gjetur atë në kohë. Kushdo që janë prindërit e saj, unë shpresoj se ata ndjehen fajtorë. Fëmijët janë aq të çmuar, nuk do ta kuptoj kurrë se si dikush mund ta linte fëmijën e vet në mëshirën e fatit.

Ajo është aktualisht në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Zyrtarët e Policisë  së ishullit Olango po kontrollojnë të dhënat mjekësore për të gjetur nënën.

Një zëdhënës tha:

“Është e rëndësishme që ne të gjejmë nënën në mënyrë që ajo të marrë ndihmën e  nevojshme dhe të mbajë përgjegjësinë për veprimet e saja./tvklan.al