Një nënë që vrau dy binjakët e saj dhe më pas fshehu trupat e tyre në shtëpi, është burgosur për një vit. Gruaja serbe, Jelica S ishte braktisur nga partneri. Ajo nuk kishte mundësi të bënte një abort, dhe lindi e vetme në një shtëpi në Luzern, Zvicër.

Një gjykatë në qytetin zviceran të Luzernit tha se 23-vjeçarja kishte shkuar në punë deri në muajin e 7 të shtatzënisë dhe më pas ishte larguar. Ajo ka treguar se ishte e vetme dhe nuk dinte sesi ti lindtë fëmijët e saj. Në momentin që kanë filluar kontraktimet ajo ka marrë laptopin dhe ka hapur video në YouTube për të parë sesi mund të kryente lindje në shtëpi dhe më pas ka hyrë në një vaskë me ujë.

“Nuk e dija se si lindet një fëmijë. Mbusha vaskën me ujë dhe hapa laptopin për të parë në internet se çfarë mund të bëja”.

Jelica S, tha para gjykatës së nuk e dinte sesi të vepronte, pasi foshnja e parë nuk po reagonte dhe nuk po qante, sikurse duhet të bëjë fëmija dhe më pas e mori dhe e çoi në tek lavamani dhe e goditi dy herë derisa e hodhi në tokë.

Foshnja pësoi thyerja të shumta të kockave dhe dëmtim të trurit dhe ndërroi jetë. E reja e mori foshnjën dhe e futi në një arush dhe më pas e hodhi. Ndërsa me djalin e dytë e mbajti rreth 31 orë në banjë ku dhe ai ndërroi jetë. Edhe foshnjën e dytë e mblodhi me një peshqir dhe e fshehu në kuzhinë.

Jelica S, e cila jetonte në Luzern, është shpallur fajtore për vrasjen me dashje për njërin nga djemtë e saj binjakë, ndërsa foshnja i dytë vdiq nga neglizhenca. Prokurorët, thanë se 23-vjeçarja nuk ishte në gjendje të paguante për një abort.

Prokuroria kërkoi dënimin me 8 vite burg, por gjykata e dënoi me një vit burg. Një psikiatër i gjykatës, tha se ajo vuante nga një çrregullim mendor.

/tvklan.al