Një grua në Nevada të Shteteve të Bashkuara do të dëmshpërblehet me 3 milion Dollarë, pasi u vërtetua se ishte burgosur gabimisht për 35 vite. Gruaja 68 – vjeçare i bën “gjëmën” gjykatës dhe tregon se nuk do të ndalet dhe se bazuar në ligjin e ri që hyri në fuqi këtë vit, do të kërkojë deri në 3.5 milion Dollarë për dënimin e padrejtë.

Cathy Woods u la e lirë nga burgu në vitin 2015 kur provat e reja lidhnin vrasjen e vitit 1976, të një studenti të kolegjit Reno, me një të burgosur të Oregonit, Rodney Halbower, i cili që nga ajo kohë është dënuar për dy vrasje në zonën e San Franciskos. Autoritetet tregojnë se Halbower dhunoi dhe vrau gjashtë gra dhe vajza – përfshirë edhe studentin në Reno, për të cilët është akuzuar Cathy.

Mendohet se gruaja u “inkuadrua” qëllimisht nga autoritetet, për shkak të problemeve mendore. Ajo do të vazhdojë të kërkojë dëmshpërblim nga qyteti i Renos dhe ish – detektivët që akuzon se kanë tjetërsuar rrëfimin e bërë për autoritetet vendase, kur ajo ishte e shtruar në një spital mendor në Luiziana në 1979.

Woods, e cila tani jeton me të afërmit afër qytetit të Anacortes, Uashington, është gruaja e burgosur më gjatë në mënyrë të padrejtë në historinë e SHBA, sipas Regjistrit Kombëtar të Shfarosjeve.

Klan Plus