Saimir Kasemi, protagonisti i spektaklit Love Story në TV Klan, reality dating show-t të parë në Shqipëri të këtij formati, ka tërhequr vëmendjen dhe kuriozitetin e publikut që në daljen e tij të parë në skenë.

Në një intevistë ekskluzive për programin “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, Saimiri ka treguar për emocionet e përjetuara natën e parë.

Teksa është pyetur për natën e parë, princi i “Love Story” është shprehur se tashmë ndihet më I relaksuar dhe se natën e parë nuk ia bënmte zemra të skualifikonte dy konkurrentet.

“Ndihem shumë mirë. Shyqyr më ikën edhe emocionet pak tani. Nuk ma bënte zemra të skualifikoja që natën e parë dike”, ka thënë 33-vjeçari.

Ndërkohë, ai është pyetur edhe për cilësimin e tij nga ana e opinionistes Jerina Lalaj, e cila u shpreh se ai ishte një ‘poker face’, duke mos lënë të kuptohej nëse ndonjë nga vajzat i pëlqeu më shumë se të tjerat.

“Sigurisht që emocionet kanë qenë të mëdha nga të gjitha vajzat sepse ishte nata e parë edhe të gjitha kishin surpriza të ndryshme që më befasuan, por edhe nuk dua t’ia lë publikut në dijeni që në fillim se cila vajzë është favorite ose cila jo”, ka thënë biznesmeni.

Më tej ai është pyetur se cili nga klipet ishte më befasuesi për të, teksa ka veçuar kërcimin e Arianës.

“Më pëlqeu klipi me Arianën më shumë sepse është një kërcimtare që kërcen muzikën latine, që e preferoj shumë edhe kishte dalë shumë bukur. Më pëlqeu”, deklaroi Saimiri.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al