Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme të 13-vjeçares, e cila ka lënë shkollën për t’u kujdesur për dy motrat e saj, njëra 6 vjeç dhe tjetra 3-muajshe.

Babai i ka braktisur para 3 muajsh dhe mamaja e saj nuk mund të kujdeset dot për 3 vajzat. Vogëlushja kërkon ndihmë sepse e ëma në pamundësi për të rritur vajzat ka vendosur që vajzën e vogël ta lërë në shtëpinë e fëmijës.

13-vjeçarja rrëfeu se babai vazhdimisht e ka dhunuar nënën e saj dhe asnjëherë nuk është kujdesur për to. Vogëlushja ka kaluar një fëmijëri të vështirë dhe sot dëshiron vetëm të jetë e lumtur me motrat dhe nënën e saj.

Gazetarja: Çfarë po përjeton sot ti?

13-vjeçarja: Përjetoj shumë gjëra. Nuk kemi mundësi që ta mbajmë motrën dhe unë nuk dua që ta lemë.

Gazetarja: Pse çfarë ka thënë mami?

13-vjeçarja: Mami nuk ka mundësi ta mbaj, se nuk ka asnjë ndihmë.

Gazetarja: Po ku do ta lërë?

13-vjeçarja: Në befotrof.

Gazetarja: Ti e ke rritur motrën?

13-vjeçarja: Po!

Gazetarja: Edhe motrën 6 vjeç ti e ke rritur?

13-vjeçarja: Po!

Gazetarja: Mami punonte në atë periudhë?

13-vjeçarja: Po!

Gazetarja: Ti rrije në shtëpi me motrën? Nuk mund të shkoje në shkollë?

13-vjeçarja: Në shkollë nuk mund të shkoja.

Gazetarja: Çfarë ka ndodhur me babin?

13-vjeçarja: Babi… babi s’është se ka qenë ndonjëherë për ne. Edhe kur jetonim bashkë, e dhunonte mamin para meje.

Gazetarja: Babi sa kohë ka që ka ikur?

13-vjeçarja: Po bën 3-4 muaj!

Gazetarja: Keni folur më me të?

13-vjeçarja: Jo!

Gazetarja: Çfarë bënte gjithmonë babi?

13-vjeçarja: Zihej me mamin, vinte vonë në shtëpi. Ndonjëherë s’më çonte për në shkollë, ikte. Mbaj mend njëherë, se di ne ishim të gjithë duke fjetur, ai u çua dhe bënte si i çmendur, u binte mureve me grusht. Që atë ditë, s’doja ta shikoja më!

Gazetarja: U trembe?

13-vjeçarja: Po!/tvklan.al