Anahi  Martinez nga Meksika e  largët ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Rudina”në Tv Klan . Ajo ka treguar eksperiencën e saj në Shqipëri. Sipas saj vendi jonë ka shumë ngjashmëri me vendin e saj dhe ajo që në fillim është ndier si në shtëpi. Por çfarë e ka bërë këtë të huaj të lërë gjithçka dhe të vijë në Shqipëri?

Ajo ka zbuluar në studio se arsyeja ka qenë një histori dashurie. Anahi është dashuruar me shqiptarin e parë që ka njohur, ka ardhur në Shqipëri e më pas është dashuruar edhe me vendin e tashmë ajo jeton këtu prej 8 vitesh.  Anahi ka treguar gjithashtu se një nga gjërat që i pëlqen më shumë në Shqipëri është fakti se është një vend i sigurt ku nuk ke frikë të ecësh vetëm natën.

Rudina Magjistari: Si ke ardhur ti nga  Meksika në Shqipëri? Si ndodhi?

Anahi  Martinez:  Është gjithashtu një histori dashuri.

Rudina Magjistari: Një histori dashurie edhe për ty?

Anahi  Martinez:  Po, në fakt kam takuar shqiptarin e parë në jetën time dhe rashë në dashuri edheme Shqiptarin edhe më Shqipërinë. Unë erdha në Shqipëri për herë të parë në vitin 2013 dhe nuk ika më. Zemra ime ka qëndruar këtu.

Rudina Magjistari: U ndje menjëherë në shtëpi. Po si ndodhi që erdhe këtu, ishe njohur me djalin që dashuroje?

Anahi  Martinez:  Jemi njohur në Londër sepse ishim studentë bashkë në një program master në një universitet në Londër dhe në fakt kur jemi takuar unë e pyeta nga je dhe ai më tha nga Shqipëria. Ishte hera e parë që kisha dëgjuar për vendin, kështu që e pyeta Albany, New York City, jo më tha nga Shqipëria. Pastaj ai më ka ftuar për herë të të parë në Shqipëri dhe kemi bërë një udhëtim, një tur nga veriu në jug, në Shqipërinë e mesme dhe kam parë vendet më të bukura që në fillim fare. Për mua ka qenë një eksperiencë shumë e bukur sepse nga fillimi unë u ndjeva si në shtëpi, njerëzit janë gjithmonë me vullnet për të ndihmuar për çdo gjë. Është diçka që më ka habitur shumë. Një tjetër gjë që më pëlqen shumë është se unë ndihem shumë e sigurt në këtë vend. Ti mund të ecësh në rrugë deri vonë dhe nuk ke asnjë moment frikë se do të vjedhin. Kam harruar portofolin nëpër kafe dhe e kam gjetur prapë. Është diçka që ka shumë vlerë. /tvklan.al