Të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptarekanë qenë të ftuar kandidati për deputet i PD-së Ivi Kaso dhe bashkëshortja e tij Sonila. Një çift mjaft simpatik me një histori shumë të bukur dashurie të cilët kanë vendosur ta rrëfejnë sot për publikun. Ata janë dashuruar mjaft të vegjël me njëri-tjetrin që kur ishin në gjimnaz dhe sipas tyre ishte një dashuri me shikim të parë.

Sonila: Në realitet unë e pashë që ditën e parë të shkollës në gjimnaz, aso kohe rreshtoheshim në rreshta para se të na ndanin nëpër klasa dhe unë shoh Ivin dhe mu prenë gjunjët. Nuk kuptoja, nuk njihja as veten time, isha 15 vjeç dhe e mbajta situatën nën kontroll. Që nga ajo ditë e kuptova që ishte dashuri me shikim të parë por e kam mbajtur për veten time sepse nuk mund të bëja unë hapin e parë.

Ardit Gjebrea: Ivi po ti kur pe Sonilën?

Ivi Kaso: Unë nuk e kam parë atë ditë sepse rastësia na caktoi në klasa të ndryshme, e kam parë në ditët në vijim dhe ruaj në kujtesën time një vajzë të gjatë, ndër më të bukurat e shkollës, por e solli rasti më pas që një vit më vonë të ishim në të njëjtën klasë, u bëmë shok klase, shok banke, nuk e mendoja kurrë që do bëheshim shokë jete, por kështu ndodhi dhe jam shumë i lumtur dhe me fat që ndodhi ashtu.

Ardit Gjebrea: Ishte një shok i përbashkët që ju ndihmoi të afroheshit me njëri-tjetrin. Hapin e parë me siguri e hodhe ti?

Ivi Kaso: Është e vërtetë që ka qenë një shoku ynë i përbashkët që ka qenë në mes të historisë sonë dhe që u bë sebep më vonë që neve jemi sot ata të cilët jemi. Sigurisht hapi i parë u bë nga ana ime, mori pak atë kohën e vetë pasi prej natyre unë kam qenë dhe jam ende një tip introvert, jo aq i ndrojtur sa atëherë, por mu desh ca kohë përgatitje shpirtërore derisa të gjeja guximin dhe t’i bëja ndjenjat e mia publike, pa patur idenë që Sonila do ndjente të njëjtën gjë për mua, ashtu si edhe jeta e vërtetoi që të ishte.

Ardit Gjebrea: Dhe kështu vazhduat deri në maturë, por zemra ishte që ditën e parë.

Sonila: Zemra ime kishte mbaruar punë.

Ardit Gjebrea: Pas maturës ju ndaheni për studime, Ivi në Greqi dhe Sonila në Itali. Prej 1 vit lidhja ishte në distancë, si mbijetoi kjo lidhja juaj?

Ivi Kaso: U ndamë në mënyrë të papritur pasi ne jemi të dy të maturës mbrapsht ’97 dhe për vetë dinamikat që ai vit pati, sistemimi më i mirë në shkollat e larta ishte për të dy ai që ishte, unë drejt Greqisë dhe Sonila drejt Italisë.

Ivi shprehet se pavarësisht distancës ata ishin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Edhe mungesa e mjeteve të komunikimit si celulari nuk zbehu aspak ndjenjat e tyre në atë kohë. Ata mund të flisnin me telefon kabine ose shkëmbenin shpesh herë letra me njëri-tjetrin. /tvklan.al