Fitorja minimale ndaj Leganesit nuk ishte pa pasoja për Barcelonën. Katalanasit, humbën një nga titullarët, për shkak dëmtimi.
Bëhet fjalë për Alejandro Balde, i cili u detyrua të largohej në fundin e pjesës së parë, për shkak të problemeve fizike.
Futbollisti është dëmtuar në këmbën e majtë dhe do të jetë jashtë për rreth 3 javë.
Balde do të humbasë tre ndeshjet e radhës, ndaj Dortmund, Celta Vigo dhe Mallorca, ndërsa është në dyshim për finalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madrid.
Në mungesë të Balde, Gerard Martin pritet të jetë lojtari që Hansi Flick do të aktivizojë në krahun e majtë të mbrojtjes.
/tvklan.al