Nuk kanë fund dëmtimet te Interi këtë sezon. Lojtari i radhës që ka përfunduar në infermieri është mesfushori Piotr Zielinski.
Polaku u dëmtua ndaj Monzës në kampionat dhe u largua nga fusha me paterica. Bëhet fjalë për një problem në pulpën e djathtë, dëmtim që do kohë për të kaluar.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, Zielinski do të jetë jashtë për një muaj e gjysmë dhe pritet të kthehet vetëm për ndeshjet e fundit të sezonit.
Kjo mund të shihet si diçka pozitive për mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani, pasi do i hapte rrugën për të luajtur më shumë. /tvklan.al