“Transparencë në shpërndarjen e pagesave”

Pas Kombinatit, tashmë Bashkia e Tiranës do të marrë vendim edhe për pallatet në Kinostudio që u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit.

“Mezi pres që vendimet që morëm për Kombinatin të pasohen nga vendimet për Kinostudion. Sigurisht, këto janë projekte që duan më shumë kohë. Kemi parë raste kur problematika të dukurive natyrore nuk janë zgjidhur prej vitesh, siç është rasti i përmbytjeve në Shkodër, kur qeveritë e mëparshme nuk i dhanë as për 10 vjet”.

Veliaj tha se fokusi mbetet tek dhënien e pagesave të tërmetit, por edhe për të garantuar një shpërndarje transparente.

“Duhet të sigurohemi që jo vetëm bëjmë pagesat, por edhe të jemi transparent. Kur njerëzit më pyesin pse shkon në çdo shtëpi, u them se është e nevojshme që njerëzit të shohin me sytë e tyre se kush janë fytyrat e vërteta që përfitojnë; se nuk po përfiton një kryetar i partisë apo një shoku ynë, por janë njerëz të këtij qyteti, të cilët i zuri halli i tërmetit dhe i pandemisë, e që me ndihmën e komunitetit, të qeverisë dhe të bashkisë, janë drejt zgjidhjes”.

Sipas kryebashkiakut, dhënia e pagesave të tërmetit dhe marrja e vendimeve për rindërtimin e banesave të reja do të vazhdojë për të 27 njësitë e Tiranës.

Tv Klan