Arrestohen dy persona të cilët transportonin 5 shtetas sirianë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.

Burime nga policia kanë bërë me dije se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Policisë Fier, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K.N., 25 vjeç dhe M.F., 23 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Këta dy shtetas,  në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Mulliri i artë” janë kapur në flagrancë me automjetin tip Benz duke transportuar 5 shtetas të huaj sirian që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. /Tvklan.al