Deputeti i Nismas, Milaim Zeka thotë se sulmi i djeshëm ndaj tij është sulm mbi demokracinë që ai e quan anarkiste.

Në një postim në rrjetet sociale, Zeka përmend disa prej emrave të deputetëve të Vetëvendosjes, ndërsa Albin Kurtin e quan të sëmurë mendor, duke paralajmëruar se do të nxjerrë fakte ndaj tij dhe kësaj lëvizjeje.

Postimi i plotë i Zekës:

“Të dashur qytetarë, të gjithë ju që jeni shqetësuar, edhe ju që jeni gëzuar

Sulmi i djeshëm ndaj meje, është sulm ndaj demokracisë anarkiste që është instaluar në Kosovë.

Mbramë, nuk më ka sulmu Frashër Krasniqi, narkoman dhe pijanec. Mbramë nuk më ka sulmu as kryerrugaçi, Fisnik Ismajli, djali i Muharrem Ismajlit, jarani ma i ngushtë i kasapit serb, Millosheviç. Fisi ashtë rritë në prehërin e Millosheviçit, kështu që sharjet, fyerjet, denigrimet, kërcënimet, i ka mësime prej axhës Millosh!

Mbrame jamë sulmuar direkt nga i sëmuri mental, Albin Kurti, dhe disa që po ja mbajnë zhagun. Kjo parti kmerëve të kuq, që në mbeturinat e sajë janë zhytyr deri në fyt ish miqtë e mi, si Glauk Konjufca, Liburn Aliu, me baballarët e të cilëve kemi qenë në ilegale. Më ka sulmu Albulena Haxhiu, gjyshi i të cilës, i madhi baci Ahmet, ka ardhur ilegalisht për të më takuar në Zurich të Zvicrës.

Mbramë më ka sulmu Rexhep Selimi, të cilin e kam mbrojtur në luftë e në paqe. Ja kam mbrojtur edhe familjen kur pa të drejtë i është sulmuar!

Dëshiroj t’i them Albin Kurtit vetëm një gjë: E di që keni ba parë, sepse po ju furnizon Turqia, Beogradi e Moska. E di që e je duke i zbatu planet e Beogradit për me shkaktu lufte civile në Kosovë. E di që tana mjetet po i përdorni për me ba hallakamë Kosovën. E di që çdo recept të UDB es serbe je duke e zbatu. Ama dije që je i ligë, në zemër, në mendje dhe në shpirt.

Dije që qytetaret e Kosovës shpejtë kanë me kuptu, se ashtu si Millosheviçi që e shkatërroi ish Jugosllavinë, duke u thirrur në “unitet” e “bashkim”, edhe ti po e shkatërron Kosovën duke u thirrë në “bashkim kombëtar”, e patriotizëm fallc.

Albin, jo Frashërin, po edhe 100 të tjerë merri në Parlamen, kot e ke. Faktet që kam me i nxjerrë kundër teje dhe disave, bash kanë me ju ba me fole vetemevete!”.

klankosova/tvklan.al