“Mua më është shembur komplet bota”

Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e trishtë dhe tepër të vështirë të zonjës Dhurata Koka.

Ajo dhe bashkëshorti i saj janë përballur me probleme të shumta shëndetësore. Dhurata është diagnostikuar me kancer, ndërsa bashkëshorti ka probleme me zemrën.

Gjendja e vështirë ekonomike dhe ajo shëndetësore i detyroi të dy prindërit të merrnin vendimin e vështirë, që të jepnin për adoptim vajzën e tyre. Vajza atëherë ishte vetëm 14 vjeç dhe halla e saj ishte ajo që e birësoi.

Dhurata mes lotësh shprehet se nuk e ka patur aspak të lehtë, por mendoi vetëm për të mirën e vajzës.

Mirela Milori: Si ndjehesh?

Dhurata Koka: Siç më shikon e shtrirë në krevat, sëmurë.

Mirela Milori: Dhurata kur ke folur për herë të fundit me vajzën tënde?

Dhurata Koka: Dje më duket, më kishte shkruar.

Mirela Milori: Sa vjeç është vajza?

Dhurata Koka: Vajza është 15 vjeç!

Mirela Milori: Sa kohë ke pa e parë?

Dhurata Koka: Vajzën që jam ndarë për herë të fundit, në 14 Mars, ditën kur ka ikur.

Mirela Milori: Sa vjeç ishte vajza kur iku?

Dhurata Koka:  14 i bie.

Mirela Milori: E ke dhënë për adoptim ligjor apo thjesht po rri tek kunata, si ishte marrëveshja për ta birësuar?

Dhurata Koka: E kam dhënë për adoptim sepse ne nuk ishim në gjendje ta mbanim atë vajzë.

Mirela Milori: Nëse më lejon të të pyes! Si nuk ishe ne gjendje, nuk ishe në gjendje nga ana ekonomike, nga ana psikologjike se je e pamundur?

Dhurata Koka: Qoftë nga ana ekonomike, qoftë dhe nga ana shëndetësore, se unë përdor mjekime dhe madje kam dhe disa foto që unë jam me shumë, shumë kriza të jashtëzakonshme. Nuk doja që vajza ime të përjetonte diçka të atillë dhe ishim të dy burrë e grua të sëmurë dhe vajza po na kalonte në.. kishim frikë se vajza do kalonte diçka, unë ndjehesha shumë e frikësuar.

Mirela Milori: Ti ia ke dhënë kunatës. Është motra e burrit?

Dhurata Koka: Po!

Mirela Milori: Ka fëmijë të tjerë kunata?

Dhurata Koka:  Ka 3.

Mirela Milori: I ka më të rritur se sa vajza jote?

Dhurata Koka:  Po!

Mirela Milori: Si shkon vajza atje, nga kontaktet, nga mesazhet. Je e qetë që është mirë vajza?

Dhurata Koka: Shpresoj që do jetë mirë, se unë për më mirë e dhashë. Shpresoj më të mirën asaj vajze, asnjë gjë tjetër.

Mirela Milori: Je e pamundur, por nuk e di e ke pasur të lehtë 14 vjeç ta japësh vajzën? Më fol pak si gruaja- gruas tani?

Dhurata Koka: Jo nuk e kam patur të lehtë, unë e kam patur zemër, unë nuk kam zemër tani. Ta them jo si gruaja-gruas, por ta them si nënë, mua më është shembur komplet bota. Ndoshta tumori im agravoi aq i madh dhe nuk ka minutë, nuk ka sekondë që unë atë…/tvklan.al