Orhan Salihi tregon se ka lindur në fshatin Vranje në Serbi. Ka mbaruar studimet në fakultetin histori-filologji, për histori në vitin 2017 në Tiranë. Kur ka paraqitur dokumentat në Ministrinë e Arsimit në Beograd nuk ia kanë pranuar diplomat pasi tek të dyja vendlindja shkruhet Vranje, Bujanovc dhe jo Vranje Serbi siç duhet.

Ai thotë se ka marrë dhe një vërtetim, po sërish nuk i njihen diplomat. Kjo e ka penalizuar në profesion pasi ai punon në një gjimnaz mësues dhe i llogaritet si praktikant. Emisioni “Stop” është interesuar pranë fakultetit dhe është thënë se Orhani ka paraqitur ato gjeneralitete dhe në momentin e dhënies së diplomës ai ka të drejtë t’i apelojë, por Orhani nuk e bëri këtë për dy vjet. 

Në rektorat u tha se nuk mund të jepet një diplomë e dytë, por mund të kërkohet ndryshimi i formatit të duplikatit. Eksperti i arsimit, Albano Zhapaj thotë se në kartën e identitetit të të riut është Republika e Serbisë dhe kështu duhet të ishte shkruar në diplomë. Ai shpjegon se nuk jepet diplomë e dytë, por kjo diplomë nxirret e pavlefshme me komision për shkak të të dhënave të pasakta. 

Orhan Salihi: Unë jam Orhan Salihi, jam nga Lugina e Preshevës, komuna Bujanovc. Kam mbaruar fakultetin master dhe bachelor në Tiranë, fakulteti “Histori-Filologji”. Jam pajisur me të dyja diplomat. Po kur mora diplomat mendova se janë në rregull se unë nuk e kam ditë për shembull, se ka pasur një problem aty, një gabim tek vendlindja. Në vitin 2018, 2018-2019. Gabimi qëndronte tek vendlindja, vendlindja Vranje (Serbi) është dashur të jetë, nuk e kanë shënuar fare Serbi, thjeshtë është bërë Vranje, Bujanoc. Më është bërë vendbanimi dhe vendlindja edhe nga Ministria e Beogradit, kur i nisa për t’i njësuar më thanë se duhet t’i korrigjosh. Kjo, kjo, kjo tha është, duhet vetëm një tha, vetëm vendlindja, ne nuk na duhet vendbanimi  sepse e dimë dhe kur shkoj te fakulteti për t’i njoftuar për problemin më thanë se nuk japin diplomë të dytë. Më dhanë një si lloj vërtetimi, njihet më thanë në Kanada, në Amerikë, në vende të tjera. Shumë persona kanë mbaruar punë me këto. Dhe unë mendova se njësoj është. Po më thanë prapë, kur e nisa në Beograd se nuk e njohin duhet diploma dhe jo vërtetimi. Te fakulteti shkova prapë, më thanë: Nuk japim diplomë të dytë, s’kemi çfarë të bëjmë. Më orientuan tek Rektorati, shkova tek Rektorati edhe atje më thanë: Nuk japim diplomë të dytë. Punoj në një shkollë të mesme, por më penalizon diploma për shkak se dua që t’i marr 20 orë të plota sepse kemi problem. Atëherë unë punoj me 9 orë, as 9 orë nuk i kam dhe konsiderohem si praktikant, ose me shkollë të mesme./tvklan.al