Një burrë nga Dubai është divorcuar me gruan e tij të sapomartuar sepse e pa për herë të parë pa makijazh. Nusja arabe, 28 vjeç, u akuzua nga ish-bashkëshorti i saj sepse e kishte mashtruar për bukurinë e saj.

Ai tha se ajo kishte përdorur shumë produkte kozmetike dhe qerpikë fals.

Të sapomartuarit kishin shkuar për t’u larë në detin e Al Mamzarit në Dubai, por ku uji kishte fshirë

Makijazhin e gruas së tij, 34-vjeçari tha se nuk kishte mundur ta njihte.

Dr. Abdul Aziz Asaf, një psikolog këshillues për çifte, ka qenë duke ndihmuar gruan të kalojë divorcin pa probleme.

“Dhëndri u divorcua me njëherë nga ajo dhe refuzoi çdo tentativë ribashkimi”, tha ai.

Çifti ka qenë i fejuar për 6 muaj para dasmës dhe doktori tha se ai nuk mendonte se gruaja e tij ishte po aq e bukur sa më parë në ditën e tyre të veçantë.

Nusja kishte vënë qerpikë fals gjatë gjithë kohës dhe kishte kryer disa operacione plastike para martesës, gjë që kishte patur ndërmend t’ia thoshte partnerit të sak./tvklan.al