Në lidhje me informacionin paraprak mbi aksidentin e ndodhur në rrugën “Myslym Keta” policia bën me dije se:

Nga hetimet paraprake dhe kqyrja e pamjeve filmike rezulton se mjeti i ndaluar me drejtues Xh. K., 36 vjeç, duke hapur derën e mjetit të tij ka goditur me derë biçiklistin shtetasin A. G., rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Uniformat blu sqarojnë se mjeti i policisë nuk ka patur kontakt me të aksidentuarin.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Xh. K., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike që tregojnë dinamikën e aksidentit. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

Por çfarë raportonte më herët policia? Në një njoftim për mediat thuhej se një efektiv i policisë ishte përplasur me biçikistin.

“Në rrugën “Myslym Keta” mjeti me drejtues shtetasin P. N. (punonjës policie) pjesë e grupit të kontrollit të territorit, është përplasur me një biçiklist me iniciale A. G., rreth 55 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhej në njoftimin e parë të policisë./tvklan.al