25-vjeçari Admir Tutaj, u la në qeli pa afat këtë të shtunë nga Gjykata e Posaçme e cila e konfirmoi masën e sigurisë “Arrest në burg” dhënë në mungesë në korrik ndaj tij.

I riu i cili u arrestua në 23 Gusht në Kolumbi u ekstradua në vendin tonë 2 ditë më parë.

Gjatë seancës që u zhvillua me dyer të mbyllura, Tutaj nuk ka folur gjatë për gjyqtaren e masës së sigurisë dhe prokurorit.

Ky i fundit teksa kërkoi lënien në qeli pa afat të tij, i tha Gjykatës se hetimet disa mujore të kryera nga SPAK, treguan se Admir Tutaj ishte pjesë e një grupi kriminal të cilit i janë identifikuar edhe 5 anëtarë të tjerë.

Ata siguronin e armët e zjarrit, u fshinin numrat e identifikimit dhe më pas nëpërmjet specialistëve të fushës së mobilierisë në periferi të Tiranës i fshihnin në produkte druri, kryesisht tavolina.

Këto tavolina brenda të cilave ishin armë transportoheshin nga kompani të transportit Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri.

Në Shqipëri u gjet edhe një bazë e përdorur prej tyre në Tropojë ku u gjetën 25 armë, 24 pistoleta dhe 1 kallashnikov.

Tv Klan