U frikësuat nga pamja e re e Instagram?

Posta

U frikësuat nga pamja e re e Instagram?

23:15 03/01/2019

Ditët e fundit të 2018-ës rrjeti social Instagram testoi postimet horizontale. Për pak ditë të gjitha postimet tek disa përdorues u shfaqën në të njëjtën mënyrë si “stories”.

Kjo risi u testua edhe në Tetor në kategorinë “Explore” të aplikacionit, por këtë herë ndodhi si një gabim.

Instagram ktheu kështu të gjitha postimet në një të vetëm, duke ofruar vetëm mundësinë e lëvizjes majtas ose djathtas për të kaluar në postimin e radhës.

Me këtë risi çdo postim, foto apo video merr vëmendjen maksimale, duke rritur kështu edhe mundësinë që reklamat të marrin më shumë shikime.  Kjo ndodh sepse përdoruesi nuk kalon dot shpejt nëpër postime, por mund të kalojë vetëm tek postimi i radhës me një lëvizje.

Adam Mosseri, drejtori i Instagram shpjegoi në Twitter se postimet horizontale ishin thjesht një test i vogël dhe të gjithë përdoruesve tanimë iu është rikthyer versioni i mëparshëm.

Edhe pse ishte një gabim, duket se Instagram po mendon që kjo mënyrë e re e postimeve horizontale të jetë tek çdo përdorues./

tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi