Në shënjestër të Policisë Rrugore të Tiranës nuk janë vetëm shoferët që shkelin ligjin, por edhe këmbësorët.

“Rrugorët” e kryeqytetit kanë shpërndarë një video ku duket sesi dy këmbësorë nuk e kalojnë rrugën nga vijat e bardha, aty ku është vendi i përcaktuar për të kapërcyer karrexhatën.

Ndaj tyre është aplikuar një gjobë prej 1 mijë lekësh.


“Këmbësori/ja nuk përdor vendkalimin e përcaktuar për të kapërcyer karrexhatën”, thuhet në fletën e gjobës.

Përveç shoferëve të mjeteve të vogla, efektivët kanë gjobitur edhe një shofer i një autobusi të transportit urban në kryeqytet. Teksa ai e kishte të mbushur mjetin me pasagjerë, e drejtonte autobusin duke folur në celular.

“Je në shërbim publik, duhet të jesh më i kujdesshëm në timon. Do të marrësh një masë gjobe sot për përdorimin e aparatit celular”, u shpreh polici./tvklan.al