Ende nuk është identifikuar personi që u gjet i mbytur mesditën e së hënës në Zvërnec. Nga ekspertiza ka rezultuar se 30 vjeçari ka hematoma  në kokë, çka shton dyshimet se ndaj tij është ushtruar dhunë.

Në një foto të siguruar nga Klan News duket se i riu në njërën dorë ka tatuazh një kafkë. Uniformat blu në Vlorë kanë dyshime se i riu është një person me të kaluar të errët ose mund të jetë ndonjë nga të zhdukurit në qytetin bregdetar.

Ende nuk dihet se si është mbytur i riu ndërsa mendohet se ai është dhunuar e më pas është hedhur në det.

Klan News