Një i ri është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi në tokën e tij në muajin Maj u sekuestrua një sasi prej 45 kilogramë kanabis.

Në pranga ka rënë  Fjodor Islamaj, 21 vjeç, banues në lagjen “24 Maji” Vlorë.

“Në kuadër të një procedimi penal me anë të metodave speciale të hetimit, filluar në muajin Maj të vitit 2018-të, më datë 04.10.2018 u finalizua operacioni “On Escape” ku në bazë të tij u vendos përballë përgjegjësisë penale shtetasi Fjodor Islamaj, i cili rezulton të jetë autori për ngjarjen e ndodhur më datë 03.05.2018, ku janë sekuestruar 45  kilogramë kanabis në tokën e tij në lagjen “24 Maji” Vlorë”.

Prokuroria e Vlorës ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal nr.275, datë 03.10.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ku i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./tvklan.al